‘Lugina në udhëkryq’, debat në Prishtinë

Aktuale September 22, 2018 - 10:22
Lexo tjera detaje

Shoqata ‘Jehona’ me seli në Fushë-Kosovë do të organizoj sot debat në Prishtinë me temën; ‘Lugina në udhëkryq’, ku do të marrin pjesë përfaqësues politik nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, raporton portali ‘Zëri.info’.

Ideja për bashkimin e Luginës me Kosovë ka disa muaj që është dhënë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili madje ka paralajmëruar se për këtë çështje do të diskutoj pas pak ditësh në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Përndryshe, Presheva, Medvegja, Bujanoci janë tri Komuna në jug të Serbisë dhe në lindje të Kosovës, ku jetojnë rreth 80 mijë banorë shqiptarë. Në shkurt të vitit 1992 shqiptarët e Luginës janë përcaktuar për Autonomi Politike Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Debati do të organizohet sot prej orës 16;00 në Sallën ‘Orion’ në Prishtinë, përballë Kino ABC. /Zëri/