Konjufca: Po ju edukojmë, kuptojeni se Kuvendi nuk funksionon pa opozitën

Aktuale September 20, 2018 - 16:27
Lexo detajet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se pozita duhet ta kuptojë se Kuvendi nuk funksionon pa opozitën.

LEXO EDHE: Milazim Zeka e quan Glauk Konjufcën 'sapun'

“Pse kemi ardhur deri këtu. Opozita po do me iu eduku ne kuptimin politik që nëse përnime e këqyr kuptimin në numra, ju pa opozitën nuk mundeni me funksionu bre.Pa opozitën nuk ka parlamentarizëm në këtë vend, për këtë arsye mendoj se duhet me iu kthy debatit aty ku e ka vendin, debate e ka vendin, ju duhet me leju me u mbajtë seanca e opozitës, masti po thon ipse, pse, e pse ju s’po e lejoni seancën ku dëshirojmë t’i vendosim rezolutë presidentit që t’ia qartësojmë atij se çka janë kufijtë e Kosovës. Ju e keni ndalu këtë ide, e keni rrëmby, nëse zgjidhet kjo, mundet me pasë shpresë që gjërat këtu munden me u funksionalizu”, ka tjhënë Konjufca.