Daut Haradinaj kundërshton ashpër Sylejman Selimin në lidhje me numrin e veteranëve

Aktuale September 19, 2018 - 21:41
Lexoni më shumë detaje

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për listat e fryra të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë në televizionin T7, se nuk pajtohet me vlerësimin se UÇK-ja kishte vetëm 12.700 ushtarë.

Ai ka thënë se nuk qëndron deklarata e dhënë nga ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, për numrin e luftëtarëve.

Haradinaj ka thënë se kur të lirohet Selimi nga burgu, do të ishte i gatshëm të debatonte me të për listat e veteranëve në studio televizive.

Për dallim prej Haradinajt, deklaratën e Selimit ditë më parë e ka mbështetur ish-bashkëluftëtari i tij, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.