Ambasadori i Francës: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje vetanake, ne s’përzihemi

Aktuale September 18, 2018 - 22:00
Lexo detajet

Disa kolegë të Delawies, ambasadori gjerman e ai francez, ishin sot pjesë e një ngjarje në Universitetin e Prishtinës.

Chrisitian Heldt dhe Didier Chabert  u shfaqën bashkë, të martën, në një ngjarje në Universitetin Hasan Prishtina, por qëndrimet e tyre rreth temës më të nxëhtë për shtetin ku janë të dërguar, i kanë të kundërta.

Shteti i të parit, Gjermania, po mban qëndrim të hekurt kundër korrigimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Vendi i të dytit, është më fleksibil në këtë çështje.

Chabert, në një intervistë për Klan Kosova tha se cili është qëndrimi i Parisit për idenë e korrigjimit të kufijve, që po sponsorizohet nga presidenti Hashim Thaçi.