Media britanike: Ndryshimi i kufijve në Ballkan provokon luftë të re

Aktuale September 18, 2018 - 13:05
Lexo tjera detaje

Korrigjimi kufijve mes Kosovës e Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e më pas dhe do rezultonte me një luftë të re në Ballkan, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja britanike The Economist.

Për të argumentuar një gjendje të tillë, në detajet e dhëna në raport është trajtuar shembulli i shbërbërjes së Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik si dhe Çekosllovakisë.

”Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin. Kjo do të thoshte, për shembull, që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, thekson tutje The Economist.