Thaçi deklarohet për rastin e ‘Veteranëve’ (VIDEO)

Aktuale September 18, 2018 - 12:16
Ja çfarë thotë presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për rastin e “Veteranëve” me ç’rast ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të mbështetet që ta kryejnë punën e vet në këtë proces, raporton zeri.info.

LEXO EDHE: Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me kompromis

Por sipas tij, askujt s’mund t’i mohohet kontributi për luftën, sikurse askujt nuk mund t’i njihet kontributi i paqenë.

“Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe deklarimet tona të mos japin ngjyrim emocional dhe politik. Duhet t’i japim mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë për këtë proces. Dua te besoj se do të ndodhin ato përmirësime. Duhet të kalohen këto deformime. Shihet se janë bërë lëshime në shumë drejtime, t’i japim mbështetje sistemit të drejtësisë. Por askujt të mos i mohohet lufta. Askush nuk ka te drejtë t’i njollosë ushtarët e UÇK-së. Por askush s’mund ta marrë epitetin e luftëtarit pa qenë luftëtar”, potencoi Thaçi. /ZËRI/