Hahn: S’ka anëtarësim në BE derisa nuk garantohet liria e mediave

Aktuale September 17, 2018 - 12:08
Lexoni më shumë detaje

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë sot se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në BE derisa nuk garanton liri të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

Hahn këto komente i bëri sot në konferencën “Ditët e medias: Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Në paraqitjen e tij Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar.