Aktuale

Reagon i akuzuari për mashtrim me listat e veteranëve

Reagon i akuzuari për mashtrim me listat e veteranëve
16 shtator 2018 • 18 : 39 Foto: Ilustrim / Zëri

Lexoni më shumë detaje

Ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 anëtareve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Shkumbin Demaliaj i cili është njëri ndër të akuzuarit,  përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", është shprehur se me nder dhe krenari i ka shërbyer atdheut.

“E dua me shpirt atëdheun tim dhe askush me aktakuza dhe me shantazhe dhe me sulme e ofendime nuk do të më ndaloj të punoj për vendin tim”, ka thënë Demaliaj.

Tutje, duke iu drejtuar prokurorit Elez Blakaj, Demaliaj i ka bërë thirrje institucioneve ta kthejnë në Kosovë dhe ta gjykojnë.

“Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!”

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

(Aktakuza ime)
Të nderuar bashkëluftëtarë të UÇK-së..!!

Ashtu siq ju kam drejtuar vazhdimisht edhe sot po ju them se me nder dhe krenari i kam shërbyer atëdheut dhe deri në fund të jetës time do ti shërbej..!!
E dua me shpirt atëdheun tim dhe askush me aktakuza dhe me shantazhe dhe me sulme e ofendime nuk do të më ndaloj të punoj për vendin tim..!!
Ju kam thënë të nderuar bashkëluftëtar se askush smund ta njollosë emblemën e UÇK -së në Dukagjin e as në krejt trevat ku jetojnë Shqipëtarët..!!!

Ju dua UÇK , pjesë e pandashme e shpirtit tim..!!

Shikoni me çka Sulmohemi vëllëzër e motra bashkëluftëtare..!!
Ushtarët më të devotshëm të UÇK-së që për asnji ditë nuk e lëshuan luftën shpallen mashtrues..!!
Pra janë ushtarët më elitarë të Komandës së Zonës së Dukagjinit..!!

Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!

Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!

Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!

Me nder e krenari 
I juaji Shkumbin Demaliaj..!!

© zëri.info