Serbia vazhdon ta bind Indinë që mos ta njohë Kosovën

Aktuale September 15, 2018 - 21:50
Lexoni lajmet me te fundit nga vendi

Në Beograd sot ka qëndruar nënkryetari i Indisë Venkaiah Naidu.

Ai është takuar edhe me kryetarin e Serbisë.

Aleksandar Vuçiq, pas takimit e ka falënderuar atë për “vendimin qartë të këtij vendi që ta përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen që do t’i ofrojë Beogradit në forumet ndërkombëtare”, përcjell “danas”.

India s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dha Serbia vazhdon gjithnjë ta mendojë Kosovën në përbërje të vet. /Periskopi