Aktuale

Hahn: Korrigjimi kufitar i mundshëm si 'pjesë përfundimtare e puzzle-it'

Hahn: Korrigjimi kufitar i mundshëm si 'pjesë përfundimtare e puzzle-it'
14 shtator 2018 • 13 : 27

Lexo detajet

Hahn beson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet deri në mesin e vitit 2019.

Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, “shkëmbimet territoriale” ose “korrigjimi i kufirit”nuk është mundësi e përjashtuar, por ajo do të përfshihet si “pjesë e fundit e enigmës.”

Ai për agjencinë maqedonase të lajmeve, theksoi se vendet janë të vetëdijshme për shqetësimet ndërkombëtare andaj duhet të arrijnë në zgjidhje efikase, transmeton lajmi.net.

“Çdo zgjidhje duhet të jetë në kontribut të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe se të dyja palët janë të vetëdijshëm për detyrimet dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Hahn beson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet deri në mesin e vitit 2019. 

© zëri.info