Fajon: Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër vizave

Aktuale September 13, 2018 - 12:37
Lexoni më shumë detaje

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka reaguar menjëherë pas votimit në Parlament Evropian për vizat e Kosovës raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon tha se qytetarët e Kosovës janë edhe një hap më afër udhëtimit pa viza në Evropë.

“Përpjekjet vazhdojnë me qeveritë e vendeve të BE-së dhe nuk do të ndalem derisa të liberalizohen vizat”, ka shkruar Fajon, rraportonn "Zeri.info".

Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. /ZERI/