Thaçi sot udhëton për në Mal të Zi

Aktuale September 11, 2018 - 09:42
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, ku do të ketë një drekë pune me homologun e tij, Milo Gjukanoviq, shkruan “Zeri.info”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, presidenti Thaçi dhe presidenti Gjukanoviq do të flasin për perspektiven euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, përcjell më tutje “Zeri.info”.

“Raportet e mira fqinjësore janë mesazhi më i mirë për integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /ZËRI/