SBASHK-u kërcënon me grevë të përgjithshme

Aktuale September 10, 2018 - 16:26
Lexoni më shumë detaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka njoftuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre drejtuar për Ministrinë e Arsimit, atëherë në do të hyjnë në grevë të përgjithshme në tërësi si sistem arsimor.

“SBASHK-u gjithmonë i ka ftuar  MASHT-in dhe Drejtorit Komunale të Arsimit që me angazhime të përbashkëta të  bëhen përpjekje për tejkalimin e sfidave në arsim. Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir  kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron  për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë  legjitime, por se MASHT e DKA-të   janë  kundër grevave.  Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva , por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen”, thuhet në kumtesën e dërguar nga SBASHK-u.

Ata thonë se pagat e tyre janë degraduese dhe nënçmuese për punëtorët në arsim.

“Qeveria të hënën heshti  ndaj kërkesave  që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë  e as nuk e bën  më të voglin angazhim  as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve.  Ata nuk duhet të heshtin po ta ngritin zërin bashkë me SBASHK-un në mënyrë që  në kohën e mbetur të zgjidhet kjo çështje me takime e dialog. Në të kundërtën  SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e të punësuarve në arsim e kulturë dhe  do të shkojë në veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën  e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës. Kur të ndodh kështu atëherë  nuk është e ndershme të ngrihen e të flasin e kundërshtojnë as MASHT, as DKA-të  e as ai Këshilli i Prindërve”.