Gjithçka çfarë ndodhi sot gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë (FOTO)

Aktuale September 09, 2018 - 14:42
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe gjatë ditës së sotme qëndroi në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të agjendës zyrtare të tij, Vuçiq kishte planifikuar që sot të vizitojë edhe serbët në Banjë të Skenderajt, mirëpo vizita e tij u pamundësua.

Fillimisht ishin qytetarët e Drenicës ata që bllokuan rrugën dhe nuk lejuan që ai të hyjë në Skenderaj, e më pas duke e parë këtë situatë, kryeministri Ramush Haradinaj, mori vendim që ta pezullojë vizitën e tij në këtë fshat, raporton “Zeri.info”.

Me tu nisur për në Banjë, Policia e Kosovës, zbatoi urdhrin e Qeverisë dhe ia ndaloi Vuçiqit vizitën në këtë fshat.

Më pas Vuçiq u kthye në pjesën veriore të Mitrovicës ku edhe mbajti fjalimin e tij para qytetarëve serbë të kësaj pjesë, raporton “Zeri.info”.

Në fjalimin e tij, Vuçiq foli për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe i premtoi serbëve se do të kujdeset për një jetës dhe përfaqësim më të mirë të tyre në Kosovë dhe në institucionet e Kosovës.

Vuçiq po ashtu gjatë fjalimit të tij, u premtoi serbëve se po qe se, dikush i kërcënon ata, Serbia do të jetë e gatshme që t’iu dalë në ndihmë, madje pa e menduar dy herë, raporton “Zeri.info”.

Në vazhdim ju sjellim në mënyrë kronologjike fotografitë e gjithë vizitës së Vuçiqit. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image