Arifi: Policia e Kosovës vepron sipas urdhrave të Qeverisë

Aktuale September 09, 2018 - 10:58
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës dhe të gjitha mekanizmat e sigurisë së vendit janë të obliguar që të zbatojnë urdhrin e Qeverisë së Kosovës, urdhër ky që ndalon hyrjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në fshatin Banjë të Skenderajt.

Kështu ka deklaruar për “Zeri.info”, Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradianj.

Arifi në një prononcim për “Zeri.info”, ka thënë se Policia e Kosovës vepron konform procedurave të Qeverisë.

“Policia vepron konform procedurave të Qeverisë dhe nuk e lejon hyrjen e tij në fshatin Banjë”, ka thënë shkurt Arifaj, i cili shtoi se, nuk beson që do të vij deri te arrestimi i presidentit serb.

“Nuk besoj se do të vij deri te arrestimi i tij. Ai mund të vazhdojë me pjesën tjetër të agjendës nëpër vendet e tjera”, ka deklaruar Arifi për “Zeri.info”.