Këta janë deputetët e pushtetit që po marrin pjesë në seancën e opozitës (FOTO)

Aktuale September 05, 2018 - 19:57
Ja cilët deputetë janë në Kuvend

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga tri subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, kundër ndryshimit të kufijve, nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të koalicionit PAN, raporton “Zer.info”.

Kjo seancë ka filluar para pak çastesh mirëpo, pavarësisht se të gjithë deputetët e opozitës janë të pranishëm në sallë, janë vetëm katër deputetë të NISMA-s që po marrin pjesë në këtë seancë.

“Zeri.info”, mëson se në këtë seancë po merr pjesë shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi bashkë me katër deputetët e tjerë, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Milaim Zeka e Enver Hoti. /ZËRI/

Image

Image