Daçiq: Për Kosovën po përgatitet ''Dayton 2''

Aktuale September 04, 2018 - 11:59
Lexo detajet

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq thekson se demarkacioni me shqiptarët është çështja e vetme e kufijve që do të futej në agjendë në rastin e Dejtonit të ri, transmeton "Zeri.info".

"Parakushti për këtë është që qëndrimet e të dy palëve të përafrohen", tha Daçiq në një deklaratë për "Telegrafin" serb, duke shtuar se pozicionet aktuale të të dy palëve janë tepër larg.

Sipas gazetës, duke iu referuar ministrit, zgjidhja mund të jetë e ashtuquajtura, "Dayton 2", respektivisht, një zgjidhje sipas modelit të demarkacimit në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të duhej të mbahej para majit 2019, kur skadon mandati i Komisionit Europian.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se demarkacioni me shqiptarët është çështja e vetme e kufijve që do të ishte në axhendë në rastin e Dejtonit të ri./Zeri