Veselit nuk i bëhet ‘vonë’ për bojkotimin e opozitës (FOTO)

Aktuale September 04, 2018 - 10:06
Lexoni më shumë detaje

Pavarësisht se opozita ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo e cila ishte thirrur nga kryeministri Ramush Hradinaj, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shfaqur mjaft në disponim, raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se pak minuta më parë Veseli u shfaq mjaft i tensionuar pas bojkotimit të opozitës, tashmë ai shihet krejt ndryshe.

I qeshur dhe aspak i tensionuar u shfaq Veseli pak minuta para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se këtë seancë të jashtëzakonshme e ka thirrur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e cila e ka të bëjë me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /ZËRI/

Image

Image