LDK-ja bojtokon seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Haradinaj

Aktuale September 04, 2018 - 09:29
Lexoni më shumë detaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës e ka të bëjë me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Avdullah Hoti, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, në një prononcim për media tha se kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria nuk ka qenë aspak urgjente, raporton Telegrafi.

“Sapo e kryem mbledhjen  e GP të LDK-së. Ne nuk marrim pjesë në seancën e  ftuar nga qeveria sepse mendojmë që është një përpjekje e kryeministrit dhe qeverisë me të cilën ne ishim dakorduar për të mbështetur rezolutën e propozuar nga opozita për territorin e Kosovës e cila është e pandashme. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00. Nuk ka pas asnjë urgjencë që të thirret kjo seancë”, ka thënë Hoti.