Zbulohet se çfarë bisedoi presidenti Thaçi me presidentin e Komisionit Evropian

Aktuale September 03, 2018 - 17:47
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, zyra e Presidencës ka bërë të ditur se Thaçi gjatë kësaj bisede telefonike ka theksuar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejtë dhe t’i jepet fund izolimit të Kosovës.

“Dy presidentët kanë biseduar edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, si kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e Presidencës, përcjell “Zeri.info”.