Limaj shef i delegacionit për bisedime me Serbinë

Aktuale September 03, 2018 - 15:33
Lexo tjera detaje

Hashim Thaçi, një ditë para miratimit të Rezolutës kundër tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë lëvizjen e fundit. Ai duket se i ka mashtruar Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke i detyruar që të bëhen pjesë e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë. Kryetari i NISMA për Kosovën, sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, do të jetë Kryetar i Delegacionit Qeveritar në këto bisedime.

Por, normalisht, Shef i tij dhe i krejt ekipit vazhdon të mbetet vetë ai, pra Hashim Thaçi.

Qeveria e Kosovës sot ka nxjerrë një vendim që faza e fundit e procesit të dialogut të përfaqësohet nga Fatmir Limaj si kryesues. 

Gazeta Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku përshkruhen emrat të cilët do ta përbëjnë ekipin negociator në Bruksel, ndonëse i njejti ende nuk e ka marrë vulën e të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Por, sipas vendimit Fatmir Limaj emërohet kryesues, Enver Hoxhaj-zv'kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Por, jo vetëm.

Kësaj liste, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveq tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Express.

Ky vendim sipas burimeve të Express pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen e Qeverisë.

I njejti u është dërguar zëvendësministrave, sekretarit të ZKM'së si dhe Arkivit të Qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit obligohet që vendimin t’ia dërgoj Kuvendit për Aprovim.

Image