Eurodeputeti gjerman: Nuk është mirë t’i ndryshoni kufijtë, por nëse ju merreni vesh kështu, ne duhet të pajtohemi

Aktuale August 29, 2018 - 17:52
Lexo detajet

Eurodeputeti gjerman i CDU-së me influencë të madhe në Parlamentin Evropian dhe partinë gjermane për të përditshmen austriake „Der Standard“ ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pas hapjes së ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Europeduteti i partisë së Angela Merkel ka theksuar se askush nuk është mirë që të nxisin ndryshimin e kufijve.

“Mirëpo nëse dy palët arrijnë të merren vesh, atëherë është një gjë tjetër”, ka thënë Brok, duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të pajtohen nëse dy palët merren vesh.

Brok për një kohë të gjatë është duke udhëhequr Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Image