Haradinaj pret në takim drejtorin e ri të policisë

Aktuale August 29, 2018 - 16:39
Lexo detajet

Kryeministri i vendit sot ka pritur në takim drejtorin e ri të policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan “Zëri.info”.

Haradinaj me këtë rast ka shkruar se Qalaj është emëruar konform dhe me rangim sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të opozitave të larta shtëtrore.

LEXO EDHE: Haradinaj i premton Leonora Jakupit, kthimin e eshtrave të babait në vendlindje

“Kam emëruar Rashit Qalaj, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, konform edhe me rangimin sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të pozitave të larta shtetërore. Drejtorit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në "Facebook".  /ZËRI