Opozita dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Aktuale August 29, 2018 - 16:23
Lexo detajet

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se opozita sot ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme më 4 shtator nga ora 10:00, shkruan “Zeri.info”.

“Sot e kemi dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimit institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës. Duke parë gatishmërinë e shumicës së grupeve parlamentare për të mbështetur këtë qëndrim, rezoluta do të aprovohet me mbi 80 vota”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më tej, në kë të njoftim thuhet se nuk ka mekanizëm politik më të fuqishëm për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Kosovës, përmes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur të qytetarëve.

LEXO EDHE: Seanca thirret para takimit të radhës Thaçi – Vuçiq

“Askush nuk duhet të ketë guxim të ndërmarrë hapa që bien në kundërshtim me vullnetin e shumicës dërmuese të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e obligueshme për të gjithë. Nëse dikush vepron ndryshe, atëherë bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasojat kushtetuese dhe politike janë të ditura”, vazhdon njoftimin i LDK-së.

Në fund, LDK bënë të ditur se këtë rezolutë, do ta dërgojnë “te miqtë ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar shtetin e Kosovës të arrijë në këtë pikë ku është tani, vullnetin e qartë të qytetarëve të Kosovës se nuk janë të gatshëm të negociojnë për territorin e Republikës së Kosovës”. /Zëri/