Ish-ambasadori amerikan: Ndryshimi i kufijve mund të sjellë pasoja në Ballkan

Aktuale August 27, 2018 - 22:54
Lexo detajet

Ish-ambasadori amerikan në Bosnjë, aktualisht profesor në Universitetin, Gerge Mason, Richard Kauzlarich ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas tij, veprimi i tillë nuk do të sillte pasoja pozitive në regjion, transmeton lajmi.net.

“Nga koha kur shërbeja në Bosnjë, kur njerëzit dëshirojnë të vizatojnë kufij, ndodhin gjëra të këqija. Nuk e di se çfarë planifikojnë Kosova dhe Serbia, por hartat e reja nuk e zgjidhin problemin mes dy vendeve. Nuk e di as se si njerëzit në Bosnjë i shohin këto zhvillime”, ka thënë ai në një intervistë për N1.

LEXO EDHE: Fshatrat shqiptare në veri, kundër ndarjes së Kosovës

E lidhur me rolin Gjermanisë dhe Britanisë në Ballkan, ai tha se mendimit të kësaj të fundit duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar.

Megjithatë, siç thotë Kauzlarich Gjermania ka luajtur një rol vendimtar dhe aktiv kohëve të fundit në regjion.

“Vendosja e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE është e arsyeshme dhe e pranueshme si rrugë përpara”, theksoi në fund Kauzlarich.