Ahmeti: Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovës

Aktuale August 27, 2018 - 16:53
Lexo detajet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar bashkimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Lëvizjen “vetëvendosje”, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të fazës finale të dialogut mes dy shteteve, shkruan “Zëri.info”.

Ahmeti ka shkruar se në këtë seancë do të rikonfirmohet integriteti territorial i Kosovës.

LEXO EDHE: Pajtohen LDK,LVV dhe PSD, këtë kërkesë kanë para datës 7 shtator!

“LDK, VV e PSD do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme para takimit të paralajmëruar në mes të Thaqit e Vuqiqit me 7 Shtator. Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti. /ZËRI