'Thaçi me Vuçiqin kanë planin e gatshëm për ta futur Kosovën në kasaphane, t'i ndalojmë'

Aktuale August 26, 2018 - 15:33
Lexo detajet

Deputeti i partisë Nisma, Bilall Sherifi, thotë se ideja e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve është zhbërje e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i Thaçit së fundmi në Vjenë nënkupton se është i gatshëm ta fusë Kosovën në kasaphane, thotë Sherifi. Prandaj bënë thirrje për ta ndaluar.

Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, Shërifi thotë se ka ardhur koha që forcat politike t’ua bëjnë me dije Thaçit se po e përfaqëson vetëm vetën. Debatin për korrigjimin e kufijve Sherifi e sheh si është idenë më e rrezikshme për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Është koha e fundit që të gjitha forcat politike dhe institucionale të Kosovës të dalin me qëndrim të qartë se në përpjekjet për të vënë në tryezë bisedimesh integritetin territorial të Kosovës, Hashim Thaçi nuk përfaqëson askënd tjetër pos vetes së vet. Është obligim kushtetues i çdonjërit prej nesh që të sensibilizojmë institucionet e BE-së dhe të SHBA-ve se asnjë marrëveshje e nënshkruar në këtë drejtim nuk do të ketë vlerë për shtetin e pavarur të Kosovës”, thotë Sherifi, transmeton Gazeta Express.

Përpjekjet për korrigjimin e territorit janë luftënxitëse thotë ai.

“Kosova dhe tërë rajoni kanë nevojë për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Çdo përpjekje për të kthyer në tavolinë bisedimesh çështjet tanimë të përfunduara inkurajon forcat reaksionare dhe luftënxitëse në Serbi, për të mbajtur nën kërcënim të vazhdueshëm paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës”, tha ndër të tjera Sherifi.

Për ata që kanë interes ta lexojnë shkrimin e plotë të tij, kliko më poshtë.