Thaçi për McCain: Ai ishte njëri ndër heronjtë e vërtetë të kohës sonë

Aktuale August 26, 2018 - 10:22
Lexo detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur dhimbjen e tij me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, John McCain, shkruan “Zëri.info”.

Thaci përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se McCain është njëri ndër heronjtë e fundit të vërtet të kohës sonë.

LEXO EDHE: Veseli për McCain: Prehu në paqe miku ynë i madh

”I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, John McCain. Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”, ka shkruar Thaçi.

McCain tash e një kohë ishte duke vuajtur nga sëmundja e kancerit. Dje ai edhe kishte ndalur mjekimet për këtë sëmundje. Ai njihet si njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. /ZËRI