Thaçi: Edhe Rugova ishte pro shkëmbimit të territoreve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka komentuar sërish rreth temës aktuale për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri.info”.
Ai ka cituar një deklaratë, të Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, që sipas Thaçit ai në 1994 kishte thënë se nuk do të lejojmë ndarje të Kosovës, por kishte qenë pro shkëmbimit të territoreve.
Postimi i plotë i Thaçit:
Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve“, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë