Ragmi Mustafa takon Ramën, në fokus çështja e kufijve dhe Presheva

Aktuale August 23, 2018 - 12:01
Lexo detajet

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare ne Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, si dhe disa liderë te tjerë politike te zonës ndodhen sot ne Tirane. Ata po zhvillojnë ne keto momente nje takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe me pas do te takohen me kryeministrin Edi Rama. Biseda mes tyre ka ne fokus zhvillimet e fundit ne Kosove dhe debatin per prekjen e kufijve me Serbinë.

LEXO EDHE: Bulliqi: Serbia ka plaçkitur materialet për kufirin me Kosovën dhe ka manipuluar me to

Presidenti Thaçi ka kërkuar korrigjim te tyre, ndërsa kryeministri Haradinaj ka kundërshtuar. Ragmi Mustafa njihet ndërkohe si nje nxitës dhe përkrahës i nismës per bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën. Ai ndërkohe e ka quajtur te vonuar deklaratën e presidentit Thaçi per korrigjim te kufijve. Ne takimin me kryeministrin Rama do te flitet edhe per rolin e faktorit politik shqiptar ne lugine, persa i takon kësaj çështjeje.