Skandali me veteranët, Gucati thërret në takim kryesinë

Aktuale August 22, 2018 - 10:57
Lexo detajet

Zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e veteranëve kanë ngjallur reagime të shumta në publik.

Dorëheqja e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj dhe deklaratat e tij për ndërhyrje e presion në procedurat hetuese nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, duket se do të jenë sinjal për vendime brenda kryesisë organizative të Organizatës së Veteranëve, raporton Zëri.Info

Burime brenda Organizatës së Veteranëve te Luftës, kanë konfirmuar se brenda gjysmë ore do të mblidhet kryesia e organizatës për marrjen e vendimeve lidhur me çështjet aktuale, me ftesë të kryetarit Hysni Gucati.

LEXO EDHE: Jakup Krasniqi e cilëson hero Blakajn dhe thotë se Selimi ka treguar saktë për numrin e veteranëve

“Takimin e kemi rreth këtyre problemeve aktuale me kryesinë e ngushtë të organizatës së veteranëve. Po dojmë të dalim me disa vendime. Edhe gjysmë ore fillon takimi”, ka thënë ky burim.

Ditë më parë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi publikisht deklaroi se deri më tani llogaritet të jenë 19 mijë veteranë të rrejshëm, të cilët buxhetit të shtetit në vit i kushtojnë 39 milionë e 900 mijë euro. /Zëri