Halil Kastrati për bajram viziton familjen Jashari në Prekaz

Aktuale August 21, 2018 - 19:03
Lexo detajet

Humanisti Halil Kastrati sot në ditën e Kurban Bajramit ka vizituar familjen e Jasharajve në Kullat e Prekazit, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram”, ku ka postuar fotografi ku shihet nën shoqërinë e Rifat e Bekim Jasharit dhe disa shokëve të tij.

LEXO EDHE: Në natën e Bajramit, Halil Kastrati u jep çelësin e shtëpive 4 familjeve

“Vizita e pare ne kete Bajram te familja me e dashur dhe me e nderume e kombit shqiptar. O Zot shperblej deshmoret tone e na ben ne qe amanetin e tyre ta bartim deri ne diten kur do te takohemi me ta”, ka shkruar Kastrati krahas fotografive.

Kujtojmë se humanisti Kastrati në prag të kësaj feste me ndihmën e bamirësve dhe me iniciativën e shoqatës së tij “Jetimat e Ballkanit”, kanë ndërtuar 12 shtëpi për nevojtarët. /ZËRI

Image