Veseli viziton familjen e Adem Demaçit për festën e Bajramit

Aktuale August 21, 2018 - 14:22
Lexo detajet

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në festën e Kurban Bajramit ka vizituar familjen e Adem Demaçit, shkruan “Zëri.info”.

Veseli është takuar me bashkëshorten dhe me djalin e Adem Demaçit.

Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke thënë se kanë kujtuar veprën dhe jetën e Demaçit e cila sipas tij është frymëzim për gjeneratat e tashme dhe ato që do të vijnë.

Postimi i plotë i Veselit:

Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë