Haradinaj viziton BIK-un, uron qytetarët për prosperitet

Aktuale August 21, 2018 - 09:46
Lexo detajet!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), prej ku ka dhënë urimin për festën e Kurban Bajramit.

Haradinaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, për këtë festë, duke shtuar se ndjehet i nderuar me pritjen e bërë nga BIK-u.

“Në rrugëtimin tonë të vështirë deri në liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm, si udhëzues shpirtëror dhe moral. Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam uruar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, duke u lutur së bashku për vepra të mëdha edhe në të ardhmen, për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. E gëzofshim bashkë Kurban Bajramin dhe na priftë e mbara”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shefi i ekzekutivit ishte i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.

BIK-un e vizitoi edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili në emër të Kishës përcolli urimet për Kurban Bajramin, për të gjithë myslimanët.