Haradinaj ia uron besimtarëve mysliman Kurban Bajramin

Aktuale August 20, 2018 - 20:23
Lexo detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit e cila do të fillojë nesër, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast Haradinaj ka uruar më të mirën për të gjithë njerëzit në prag të kësaj feste.

LEXO EDHE: Presidenti uron sot Kurban Bajramin

“Në prag të festës së Kurban Bajramit ua përcjellë urimet më të përzemërta besimtarëve muslimanë në mbarë vendin. Kurban Bajrami në thelb e ka flijimin dhe kjo e bën këtë ditë më të veçantë për ne shqiptarët. Sakrifica jonë, si popull, për vlerat e lirisë dhe humanizmit, na mbajti bashkë ndër shekuj. Dhe tani, duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë. Uroj që në Ditën e Sakrificës, ta ngrisim ndjenjën e respektit e zemërgjerësisë ndërmjet nesh dhe, së bashku, të jemi në shërbim të të mirës së përgjithshme!”, ka shkruar Haradinaj.