BIK tregon se kur falet namazi i Kurban Bajramit

Aktuale August 20, 2018 - 15:14

Sipas itinerarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Kurban Bajrami është ditën e martë më 21 gusht. Sivjet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë falet në orën 06:25.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga hafëz Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, përcjell Telegrafi.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij hafëz Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbaj, kryetari i BIK-ut, myftiu Naim ef. Tërnava.

Gjatë kremtes së festës nga ora 9 deri në ora 12, BIK do të organizojë pritje për festën e Kurban Bajramit.