Robertson: Adem Demaçi e futi Enver Hoxhën në Kosovë

Aktuale August 19, 2018 - 22:26
Lexo tjera detaje

James Robertson është një aktivist dhe mendimtar për politikën dhe ekonominë, i cili njihet si shkrues i pavarur.

Ai së fundi ka shkruar një artikull për zhvillimet në Kosovë dhe akterët kryesorë në këto zhvillime, që nga koha e Jugosllavisë e deri te shpërbërja e saj dhe për vuajtjet nëpër të cilat kishte kaluar populli shqiptar.

Bëhet fjalë për shkrimin e titulluar ‘From Enver Hoxha to Bill Clinton’, të cilin veçse e ka përkthyer dhe përgatitur redaksia jonë.

Por, ai gjithashtu shkroi edhe për ndikimin marksist-leninist në frymëzimin e disa figurave të njohura kosovare dhe në organizatat që bindjet marksist leniniste ndihmuan të krijonin.

Kështu, Robertson, gjatë analizës së tij, thotë se ishte falë Adem Demaçit që ‘’Hoxhaizmi’’ filloi të qarkullonte në Kosovë.

‘’Ishte nëpërmjet këtyre grupeve ilegale, siç ishte Lëvizja Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, e themeluar më 1963, ku vokabulari politik hoxhaist filloi të qarkullonte në Kosovë. Marksizëm-Leninizmi, në këtë kontekst, ishte I lidhur me aspiratat kombëtare shqiptare, shkruan Robertson.