Deputeti i PSD-së akuza partisë së Kurtit se nuk po dëshiron rrëzimin e Qeverisë

Aktuale August 18, 2018 - 17:52
Lexo tjera detaje

Dardan Sejdiu ka lëshuar akuza në drejtim të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK’së se nuk po duan ta rrëzojnë Qeverinë. Ka thënë se PSD ka dhënë nënshkrimet për ta çuar Ramush Haradinajn në shtëpi por të njëjtën nuk po e bëjnë dy partitë tjera opozitare.

“Me 26 korrik, PSD i ka dhënë 12 nënshkrimet e deputetëve të saj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV! Pra, nuk janë as për orientim dhe mbikëqyrje të dialogut, as për rrëzim të qeverisë”, ka shkruar Sejdiu, në një postim në Fb.

Dardan Sejdiu, ishte dikur deputet i VV’së dhe vartës dhe ithtar i Albin Kurtit, ka nisur të flasë keq për Vetëvendosjen. Ka thënë se Partia Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës më shumë po angazhohen për ta nxjerrë keq PSD se sa për rrëzimin e Qeverisë.

“Në vend të angazhimit drejt bashkimit opozitar, në kushtet ku do t’i kishim 58 deputetë kundrejt pushtetit të pakicës; LDK dhe VV po vazhdojnë të angazhohen drejt përpjekjes së krijimit të përshtypjes se kinse PSD nuk paska gatishmëri për rrëzimin e qeverisë”, ka shtuar ai.

Ai ka kundërshtuar idenë që Presidenti të udhëheq dialogun me Serbinë. Ka propozuar që me këtë temë të merret Qeveria dhe Parlamenti.

“Jemi të hapur për propozime të tjera, meqë jemi të bindur se dialogu është dhe duhet të jetë mbi gjithash çështje e Kuvendit, jo Presidentit”

“2 gusht – Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një konference për media ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë pushimin dhe të rifillojë punën për shkak të çështjes së dialogut. 3 gusht – Grupi Parlamentar i PSD-së i është drejtuar kryekuvendarit Kadri Veseli me shkresë zyrtare për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit, duke e ftuar atë që ta ftojë mbledhjen e Kryesisë për datën 6 gusht, për ta caktuar seancën e veçantë për dialogun. 6 gusht – Kadri Veseli ktheu përgjigje përmes së cilës njoftoi se Kuvendi nuk do të fillojë punën deri në javën e dytë të shtatorit. Në përgjigjen e tij, ai përmendi procedurat e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme.