Pacolli: Njohja nga Ghana ishte meritë e Kofi Annan

Aktuale August 18, 2018 - 13:02
Lexo detajet

Pas lajmit se ka ndërruar jetë ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka reaguar Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton “Zëri.info”..

LEXO EDHE: Ndërron jetë ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan

Pacolli përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka shkruar se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e një prej diplomatëve më të shquar në botë.

Pacolli po ashtu ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti Ghana ishte meritë e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan. 

Postimi i plotë i Pacollit:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës dhe të Shqiptarëve, ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara Koffi Anan, një nga diplomatët më të shquar në botë dhe një simbol karizmatik i Kombeve të Bashkuara, i cili u rrit në rangjet e tij për t'u bërë Sekretari i parë me ngjyrë i Kombeve të Bashkuara. E njihja Sekretarin Anan shumë mirë ( njohja nga Ghana ishte edhe meritë e tij) dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan ndërroi jetë sot në moshën 80-vjeçare. /Zëri