‘Do të bëjmë maksimumin për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve të Suharekës’

Aktuale August 16, 2018 - 16:11
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij pas vërshimeve që kanë ndodhur në qytetin e Suharekës, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Tetë të lënduar pas vërshimeve në Suharekë

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, ka kërkuar menjëherë nga FSK-ja dhe MPB-ja, që të mobilizohen dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve.

Haradinaj po ashtu ka thënë se si Qeveri do ta bëjnë të pamundurën që të parandalojnë rrezikimin e jetëve të qytetarëve, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Reagimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë.

Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.

Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë.

Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore.