"Prokurori Blakaj u largua nga Kosova për një jetë më të mirë"

Aktuale August 15, 2018 - 23:17
Lexo detajet

Avokati dhe këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, ka shprehur dyshime se shkak i dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, të kenë qenë kërcënimet, që mund t’i jenë bërë atij.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk besoj aspak se shkaku i dorëheqjes së tij [Blakajt] është ndonjëri nga kërcënimet që po përmenden në media, e as shkaku i ngritjes së aktakuzës së profilit të lartë, e cila duket që s’e paska pa dritën akoma”.

Postimi i plotë i avokatit Berisha:

“Si shume me seriozitet e kemi marre kete doreheqjen e Prokurorit te Prokurorise Speciale, z. Elez Blakaj, anipse akoma nga ai nuk e kemi te konfirmuar arsyen e vertete te doreheqjes se tij.

Duke e njohur personalisht z. Blakaj, une nuk besoj aspak se shkaku i doreheqjes se tij eshte ndonjeri nga kercenimet qe po permenden ne media, e as shkaku i ngritjes se aktakuzes se profilit te larte, e cila duket qe se paska pa driten akoma.

Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, per nje te ardhme me te mire per veten dhe familjen e tij, njejte sic kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika per sigurine e tyre, por nga pasiguria per te ardhmen e tyre.

Largimi i z. Blakaj eshte humbje per te gjithe ata qe besuan dhe investuan ne edukimin dhe avansimin profesional te tij, por sigurisht se si cdokush tjeter, edhe z. Blakaj eshte i zevendesueshem dhe do zevendesohet se shpejti.

Te gjithe mund te bejme me shume per nje sistem te drejtesise me te mire se ky qe kemi..!” (sic.), kashkruar Berisha.