“Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”

Aktuale August 14, 2018 - 20:51
Lexoni më shumë detaje

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se “Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!”, transmeton “Zeri.info”.

Image

Këto komente Sherifi i ka bërë në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

LEXO EDHE: Thaçi: Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjimin e tyre

Sherifi ka dhënë edhe arsyet e tij përse e tha një gjë të tillë, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Sherifit pa ndërhyrje:

Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!

Gjatë të ashtuquajturave “bisedime teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje titanike që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqë!

Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan “bisedimet teknike”, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë!

Përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga “Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë” në të ashtuquajturin “Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë”(!), Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!

Image