Ambasadori O’Connell: Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba

Aktuale August 14, 2018 - 19:24
Lexoni më shumë detaje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit Thaçi për ndarje të territorit.

Madje ka deklaruar që kjo mund të sjelltë edhe precedent të tjerë në Ballkan.

"Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba", tha ai për T7.

Ai ka thënë se nuk e kupton ku është dallimi mes korrigjimit, apo shkëmbimit të territorit.

O’connell ka thënë se trajtimi i shqiptarëve të Preshevës nga qeveria e Serbisë duhet të jetë i barabartë me qytetarët e tjerë që janë atje. Madje ai ka thënë se shqiptarët duhet të pranojnë faktin që Lugina tashmë nuk është pjesë e tyre.

Ai ka deklaruar se normalizim mes Kosovës dhe Serbisë për momentin nuk ka, por që dialogu final, marrëveshja finale duhet patjetër të sjell një gjë të tillë.