Në Prishtinë shpejt do vinë 21 autobus të rinj, këtë vit paguhet borxhi për autobusët tjerë

Aktuale August 14, 2018 - 14:11
Lexo detajet

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimt të qëndrueshëm, Genc Bashota ne një konferencë për media ka bërë te ditur se ketë vit do të paguhet rata e fundit ndaj BERZH-it për autobusët e rinj, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij tanimë janë kryer të gjitha procedurat edhe për 21 autobus të rinj që do vinë në Prishtinë.

“Janë kryer të gjitha procedurat për autobusët e rinj. Bëhet fjale për 21 autobusë. Kemi nënshkruar kontratën me Trafikun Urban. Nga janari fillojmë me gjenerimin e pagesave nga komuna e Prishtinës dhe trafikun Urban për kilometrat e kaluara”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se janë në procedura për rregullimin e trafikut urban.

“Jemi në rrugë për rregullimin e trafikut urban duke përfshirë edhe operatorët ekonomik privat”, ka thënë tutje ai.

Sipas Bashotës, komuna ketë vit do ta paguaj ratën e fundit ndaj BERZH-it për borxhin e pagesës së autobusëve të rinj.

Këtë vit do ta paguajmë edhe ratën e fundit ndaj BERZH-it për pagesat e autobusëve të rinj. Vitin tjetër do ta rregullojmë këtë gjë edhe për autobusët privat”, ka thënë Bashota. /ZERI