Kurti: Mërgata kontribuesi më i madh në Kosovë

Aktuale August 14, 2018 - 11:57
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Vetëvendosje ka hapur dyert për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë.

Kryetari Albin Kurti bashkë me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë të tjerë, kanë pritur bashkatdhetarët më të cilët kanë diskutuar për situatën politike dhe problemet ekonomike në Kosovë, raporton Zëri.info.

Albin Kurti, kryetar i kësaj Lëvizjeje tha se mërgata gjithmonë ka qenë e pranishme në historinë e Kosovës, përmes ndihmës së saj.

“Sot prej orës 10 deri në orën 6, do ti mirëpresim bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në vendlindje, kjo është shprehje I mirënjohjes dhe falënderimit që kemi për ta qoftë në kontributin e tyre të vazhdueshëm për rolin e tyre vendimtar në luftën çlirimtare, në mbijetesën gjatë okupimit dhe sot në këtë gjendje të rëndë sociale që është në Kosovë” tha Kurti.

Sipas tij diaspora me anë të remitencave kontribuon shumë për Kosovën dhe ky kontribut duhet të njihet.

“Në vitin e kaluar mërgata ka sjellë 760 mijë euro në Kosovë, pa i llogaritur veturat që i sjellin e si marrin me vete, paratë e gatshme, shpenzimet e dasmave, pushimet që të gjitha bëjnë afër 2miliardë në një vend që buxhetin e ka 1miliardë, bashkatdhetarët janë të brengosur për rënien e cilësisë në shkollën shqipe dhe votimi I cili ka pengesa dhe vështirësi me proceduara burokratike”, tha ai.

Agim Ramadani, bashkatdhetar nga Londra, tha që është simpatizues i lëvizjes Vetëvendosje dhe vizita e tij ka qenë që të marrë më shumë informacione për gjendjen në Kosovë.

“Që nga viti 1993 jam në Londër, kam ardhur ta vizitoj Vetëvendosjen për të marrë më shumë informacione prej kryetarit Albin Kurti që të dimë çfarë mendojnë për mërgimtarët, në çfarë rrugë jemi, si qëndrojmë politikisht” ka ai./ZËRI/

Image 
Image 
Image