Pacolli reagon pas dyshimeve për abuzim me paranë publike

Aktuale August 13, 2018 - 21:08
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj komenteve që i janë bërë postimeve të tij në Facebook, derisa qëndroi gjatë fundjavës bashkë me presidentin Thaçi në bregdetin shqiptar.

Pacolli ka thënë se postimet e tij në Facebook janë të dedikuara për miqtë e tij dhe ata që nuk i duan nuk janë të detyruar t’i lexojnë.

Postimi i Pacollit:

“Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t’i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohët më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit!”, ka shkruar Pacolli.