Daçiq deklarohet rreth demarkacionit me Kosovën

Aktuale August 13, 2018 - 16:17
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se përcaktimi i kufijve me Kosovën është vetëm një ide.

Ai njoftoi se për propozime më konkrete dhe rreth asaj se çfarë do të thotë një zgjidhje kompromisi do të bisedohet në muajin shtator.

“Që nga shtatori do të duhej të flitet për gjëra konkrete, për atë që disa e konsiderojnë si një  kompromis. Ato ide që janë dëgjuar, nuk do të thotë se do të pranohen”, tha ai, raportojnë mediat serbe

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se po përmenden bisedime të veçanta në shtator, sepse atëherë fillon sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian e që sipas tijjanë në një nxitim për shkak të skadimit të mandatit të tyre, sepse zgjedhjet evropiane mbahen vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se shqiptarët nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar, sepse ata mendojnë se gjithçka është e njëjtë dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.