Gjuriq sot viziton Kosovën

Aktuale August 08, 2018 - 08:32
Lexo detajet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës do ta vizitojë Kosovën e ku ka paralajmëruar se do të ketë takim edhe me zyrtarë të Listës Serbe, shkruan “Zëri.info”.

Zëvendësministrja në MPJ, Rejahan Vuniqi për “Zërin”, ka konfirmuar se kjo vizitë është bërë me leje të kësaj ministrie.

“Marko Gjuriq ka bërë kërkesë zyrtare pranë zyrës sonë në Beograd për të iu mundësuar nesër hyrja në Kosovë. Janë respektuar afatet kohore dhe kriteret teknike ashtu siç kërkohen me rregull dhe ne kemi lejuar hyrjen e tij nesër në Kosovë”, ka deklaruar Vuniqi për “Zërin”.

Gjuriq në këtë vizitë pritet të jetë i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq. /ZERI