Isa Mustafa nuk flet për media

Aktuale August 07, 2018 - 20:24
Lexo detajet

Megjithëse Lidhja Demokratike e Kosovës kishte paralajmëruar se pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie do të flas kryetari Isa Mustafa, një gjë e tillë është anuluar, raporton “Zeri.info”.

Sekretari LDK-së Ismet Beqiri tha për media se kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk do të flas për media dhe se për temat që janë diskutuar në kryesi do të njoftohen mediat përmes një komunikate.

LEXO EDHE: Pas shumë muajsh shfaqet, Isa Mustafa

Kujtojmë se Mustafa nuk është paraqitur për media për rreth 8 muaj pasi ka pasur probleme shëndetësore. /ZERI