Hashim Thaçi insiston përsëri në korrigjimin e kufijve

Aktuale August 06, 2018 - 10:56
Ja çfarë thotë Thaçi tani

Pavarësisht se të gjithë po e kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve me Serbinë, ai përsëri këmbëngul në këtë ide, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: ‘‘Protesta nëse Thaçi vazhdon ta çojë Kosovën drejt humnerës’’

Thaçi në një postim në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar sërish për propozimin e tij për korrigjim kufijsh.

Thaçi e quan propozimin e tij si paqësor dhe se nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohjen e dyanshme”, ka shkruar Thaçi në Twitter.